Lidhje

Shqipëri: Debatet për postin e presidentit


Në Shqipëri politika vazhdon të jetë mbërthyer në debatet rreth figurës që do të ushtrojë kompetencat e kreut të shtetit në rast të mbarimit të mandatit të presidentit aktual Alfred Moisiu.

Të djathtët janë shprehur qartë se funskionet do t’i marrë kryetarja e parlamentit, ndërsa të majtët e konsiderojnë këtë si një veprim të gjashëm me një grusht shteti.

Presidenti Moisiu e quajti sot këtë debat si artificial e të motivuar nga interesa politike. Por kreu i shtetit gjendet nën akuzën e shumicës se nuk ka propozuar një kryetar të ri të Gjykatës kushtetuese pasi mandati i drejtuesit aktual ka skaduar.

XS
SM
MD
LG