Lidhje

Rusia vazhdon të kërcënojë me veto rezolutën e OKB-së per Kosovën


Rusia shprehu përsëri kundërshtime ndaj rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ndërsa Ministri i Jashtëm i Serbisë thotë se ajo kërcënon qeverinë e vendit të tij.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve në Baku se plani i mbështetur nga Perëndimi për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën është i papranueshëm në formën e paraqitur. Autoritetet ruse kanë kërcënuar gjatë javëve të fundit se do t'i vënë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën që nuk fiton mbështetjen e udhëheqjes serbe dhe shqiptare.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se qeveria e vendit të tij do të bjerë në se Kosova fiton pavarësinë. Jeremiç i tha sot gazetës Financial Times se "kushdo që lëshon Kosovën - heshtazi apo haptazi, do të humbasë njëkohësisht aftësinë për të qeverisur.

XS
SM
MD
LG