Lidhje

Forcat e Natos, stërvitje në Kroaci


35 vende po marrin pjesë në manovra një javore të bashkërenduara nga NATO-ja përgjatë bregdetit kroat të Adriatikut, me synimin për të praktikuar përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe kërcënimeve terroriste.

NATO thotë se situatat e trilluara emergjente përfshijnë një tërmet shkatërrimtar, i pasuar nga rrjedhje kimike në një port detar industrial.

Forcat do të përqëndrohen gjithashtu në një kërcënim të trilluar terrorist me përdorimin e agjentëve biologjikë në bordin e një aeroplani pasagjerësh. Në manovrat e zhvilluara në komunën Zadar të Kroacisë marrin pjesë vende anëtare të NATO-s si dhe përfaqësues të Programit Partneritet për Paqe. Agjencia kroate e lajmeve HINA bëri të ditur se mbi 1 mijë e 200 veta marrin pjesë në manovra. //rd//

XS
SM
MD
LG