Lidhje

SHBA: Senati miraton amendamentin per ligjin e imigracionit


Senati i Shteteve të Bashkuara votoi me 74 vota pro dhe 24 kundër për përgjysmimin e numrit të punonjësve të huaj, që mund të vijnë në SHBA me viza të përkohëshme, në kuadrin e ligjit të ri për refomën e imigracionit. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deborah Tate, nga Kongresi:

Senati votoi për pakësimin e numrit të punonjësve që do të vijnë të punojnë me viza pune në SHBA, nga 400 mijë, në 200 mijë vetë në vit. Fillimisht, ligji u propozua përmes një marrëveshjeje kompromisi të arritur javën e kaluar mes një grupi senatorësh demokratë dhe republikanë dhe Shtëpisë së Bardhë. Senatori demokrat i New Meksikos, Xhef Bingaman, është një nga përkrahësit e këtij amendamenti të ligjit.

"Amendamenti që unë ofroj dhe përkrahësit e tij ofrojnë përpjekje për pakësimin e përmasave të programit, deri sa tës hohim se si funksionon ai, deri sa të kuptojmë në se ai ka kuptim, apo jo",- tha Senatori Bingaman.

Sipas propozimit, vizat dy-vjeçare për punonjësit e huaj, do të rinovohen deri në tre herë, por vetëm pasi ata të kthehen të vendet e tyre për një vit, pas çdo dy vjet pune në SHBA.

Disa ligjvënës demokratë në Senatin me shumicë demokrate, kanë kritika për planin e vizave të punës, duke thënë se ai do të mbante të ulëta pagat për punonjësve amerikanë dhe se do të krijonte një nënklasë imigrantësh që paguhen pak, të cilëve u mohohet e drejta për t’u bërë qytetarë amerikanë.

Një propozim për heqjen e programit të vizave të punës nga ligji i imigracionit nuk arriti të miratohej dje në Senat, por një numër amendamentesh të tjera të mbështetura nga demokratët, me synim kufizimin e mëtejshëm të programit, pritet të paraqiten gjatë zhvillimit të debatit mbi ligjin.

Përkrahësit e programit, mes tyre edhe Presidenti Bush, thonë se ai është një komponent i rëndësishëm i reformës së imigracionit, e cila, krahas me sanksionet ndaj punëdhënësve, që punësojnë punonjës pa dokumente, dhe se do të pakësonte rastet kur imigrantët e kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, për të ardhur dhe punuar në SHBA.

Përveç programit të vizave të punës, ligji i imigracionit në përgjithësi, përfshin, po ashtu, masa për trajtimin e rreth 12 milionë imigrantëve të paligjshëm që ndodhen në SHBA. Ai do t’u jepte punonjësve pa dokumente status të ligjshëm, për të jetuar dhe punuar në SHBA, me të siguruar rinovimin e vizës së tyre për katër vjet në vizë të tipit “Z”.

Kjo vizë do t’u lejonte personave që e kanë, të hynin në rrugën e marrjes së dokumenteve të ligjshme dhe ndoshte edhe qytetarinë amerikane, pas plotësimit të disa kushteve, si pagimi i faturave të detyrueshme, të caktuara me këtë rast, dhe mësimi i gjuhës angleze. Veç kësaj, ligji i imigracionit përfshin dispozita për forcimin e sigurisë në kufi. Senati nuk pritet të votojë për ligjin e imigracionit në tërësi, para muajit të ardhshëm.//lk

XS
SM
MD
LG