Lidhje

Boeing përfundon montimin e avionit Dreamliner 787


Kompania amerikane për prodhimin e avionëve Boeing shënoi një arritje këtë javë pasi përfundoi montimin e avionit të parë Dreamliner 787.

Ky është avioni i parë i një tipi të ri nga Boeing në më shumë se një dekadë. Kompania ka gati qindra porosi për avionin e madhësisë mesatare që Boeing thotë se është më i lehtë dhe harxhon më pak karburant.

Derisa avioni i ri të bëjë fluturiin e tij të parë një kompjuter stimulues është e vetmja mënyrë për të parë Dreamliner 787 në veprim. Por po të hysh në ndërtesën e provave të Boeing-ut në Seattle në Washington e kupton arsyen përse prodhuesi amerikan i avionëve ka porosi të mjaftueshme për të mbajtur në punë kompleksin e ndërtimit deri në vitin 2013. //rd//

XS
SM
MD
LG