Lidhje

Ligjvënësit ukrainas miratojnë ligjin për zgjedhje të parakohëshme


Deputetët në Ukrainë hapën një sesion në Kiev sot për të autorizuar financimin për zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime në ligjet e votimit.

Takimi pasoi marrëveshjen e njoftuar të djelën nga presidenti Viktor Jushçenko dhe rivali i tij, kryeministri Viktor Janukoviç për të caktuar 30 shtatorin si datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sot, zoti Jushçenko ndërpreu përkohësisht dekretin e tij të muajit prill, për të shpërndarë parlamentin dhe i dha dhomës dy ditë kohë të miratojë ligje të reja të zgjedhjeve.

Një krizë politike shpërtheu në prill, kur parlamenti injoroi urdhërin e presidentit për t'u shpërndarë. Kryeministri Janukoviç ka thënë se marrëveshja e tij përfundimtare për zgjedhjet varet nga të gjitha masat e marra sipas ligjit.//lk

XS
SM
MD
LG