I dërguari amerikan në bisedimet për programin bërthamor të Koresë së Veriut u takua me homologun e tij kinez në Pekin sot në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen për fondet që ka bllokuar procesin e çarmatimit.
Pas takimit me negociatorin kinez Vu Davei, ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kristofër Hill u tha gazetarëve se ka qënë e vështirë të transferohen fondet nga një bankë në Makau për në Korenë e Veriut për shkak të shqetësimeve ligjore dhe çështjeve rregullatore.
Korea e Veriut ra dakort në fillim të vitit të mbyllë reaktorin e saj kryesor në mes të prillit. Por kur kjo datë u afrua, ajo kundërshtojë të ndërpriste procesin derisa fondet e saj prej 25 milion dollarësh të transferoheshin nga një bankë në Makau.
Paratë u bllokuan aty në vitin 2005 pasi Uashingtoni e akuzoi bankën se po ndihmonte Korenë e Veriut të pastronte paratë. Sanksionet janë hequr tani por vonesat teknike kanë mbajtur të bllokuar transferimin e parave. //ze//