Lidhje

Historiku i Hailigendamit


Udhëheqësit e demokracive industriale më të fuqishme plus Rusia mbërritën në qytetin turistik Heiligendam në Gjermani për takimin tre-ditor të nivelit të lartë. Ndërsa udhëheqësit mblidhen, korrespondentja e Zërit të Amerikës Ivana Kuhar i hedh një vështrim pikës historike në Detin Balltik.

Themeluar në vitin 1793, Hailigendam është qyteti port më i vjetri në Gjermani. I njohur gjithashtu si Qyteti i Bardhë në buzë të Detit për ndërtesat e tij klasike që shtrihen përgjatë bregdetit, pika turistike e Balltikut u ndërtua si pikë verore pushimi për shoqërinë e lartë dhe të shquar. Kaiserët gjermanë ishin mysafirë të rregullt të plazhit. Pas Luftës së Dytë Botërore kjo zonë mbeti pjesë e Gjermanisë Lindore. Nën regjimin komunist tradita e luksit u venit. Disa nga ndërtesat e famshme të Haili-gen-damit u shkatërruan. Të tjerat u braktisën për vite ose u kthyen në struktura praktike.

Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, filloi restaurimi i madhështisë së vjetër. Sot Haili-gen-dami përfaqëson bashkëveprimin e historisë dhe modernizimit. Teknologjia më e fundit i është shtuar fisnikërisë së periudhës klasike.

Turizmi po lulëzon në zonën bregdetare gjermane. Ndryshe nga Deti i Veriut, Balltiku është i qetë dhe ka parë një dhjetëfishim të numrit të turistëve në 15 vitet e fundit.

Një hekurudhë e ngushtë e njohur si Molli ka lidhur Haili-gen-damin me qytetet përreth që nga viti 1886. Banorët mburren me saktësinë e trenit: ata thonë se Molli gjithmonë është nisur në kohë për 120 vjet që ka operuar në gjatësinë e 12 kilomentrave. Biletat me madhësinë origjinale – jo më e madhe se një pullë poste – shiten nga një njeri i veshur me uniformë të vjetër, i ulur pas një banaku prej druri të shekullit të 19të.

Presidenti George Bush qëndroi në Hailigendam gjatë vizitës së tij shtetërore vitin e kaluar në Gjermani. Dje, zoti Bush ishte udhëheqësi i parë i huaj që mbërriti për takimin e nivelit të lartë të tetëshes.

Sot, Presidenti u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel për një drekë pune. “Kur njerëzit shohin me objektivitet arritjet që janë bërë këtu, e kuptojnë se është bërë përparim i madh në çështjet kryesore”, tha presidenti pas takimit.

Presidenti Bush shrehu dëshirë të madhe për të bashkëpunuar me udhëheqës të tjerë për të arritur objektivat në luftën kundër ndryshimeve globale dhe emetimit të gazeve që shkaktojnë efektin serë. Kancelarja Merkel do të përshëndesë krerët e shteteve të Grupit të Tetëshes sonte në një ndërtesë të shekullit të 18-të. //rd//

XS
SM
MD
LG