Lidhje

Albin Kurti nën arrest shtëpiak pas lirimit nga burgu


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë thotë se udhëheqësi i lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti i akuzuar për organizimin e protestës që përfundoi me dy të vdekur, është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpiak.

Zoti Kurti u akuzua në fillim të javës nga autoritetet e OKB-së se ka nxitur dhunën gjatë një proteste ku mbtetën të vrarë dy vetë. Ai u lirua nga burgu sot.

Grupi Vetvendosje ishte organizator i protestës së muajit shkurt, ku pjesmarrësit bënë thirrje për pavarësi të menjëhershme nga Serbia. Dy protestuesit u vranë nga plumbat prej gome të përdorur nga policia ndërkombëtare për të frenuar demonstruesit që po çanin një barrikadë pranë ndërtesës së parlamentit. Shumë të tjerë u plagosën gjatë protestës. //rd//

XS
SM
MD
LG