Lidhje

Policia gjermane vë nën pranga qindra protestues


Policia gjermane thotë se arrestoi sot më shumë se 250 protestues pranë një gardhi sigurie në afërsi të qytetit turistik Hailigendam, ku po zhvillohet takimi i nivelit të lartë të 8 vendeve më të industrializuar.

Policia interceptoi gjithashtu dy motoskafë me ambjentalistë të cilët u përpoqën të çajnë kordonin e sigurisë që rrethon Hailigendamin. Policia i ndoqi motoskafët me një aksion dramatik i cili përfundoi kur një anije me policë goditi një motoskaf me aktivistë të organizatës Greenpeace.

Disa nga aktivistët përfunduan në ujë por nuk pati njoftime për dëmtime serioze. Një zëdhënës i organizatës tha se protestuesit po përpiqeshin të dorëzonin një peticion në takimin e nivelit të lartë ku kërkoheshin masa për mbrojtjen e klimës. //rd//

XS
SM
MD
LG