Lidhje

Kompani të huaja vlerësojnë përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri


Përfaqësues të investimeve të huaja vlerësojnë përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe angazhimin e qeverisë për të lehtësuar procedurat burokratike në punën e tyre.Artan Agolli, menaxher i zhvillimit të biznesit në kompaninë "Bankers Petroleum", thotë se ekonomia po fuqizohet, së bashku me një seri reformash ekonomike. "Një nga arritjet e qeverisë është nisma "One stop shop" për regjistrimin e biznesve, që do të ndikojë në thithjen e investimeve direkte në një klimë më mikpritëse. Edhe vazhdimi i suksesit të "Bankers Petroleum" në Shqipëri është një provë e kësaj atmosfere të frytshme për ekonominë e vendit" - tha ai.Zoti Agolli i "Bankers Petroleum" thotë se megjithatë nevojat janë ende të mëdha dhe ekonomia shqiptare është ende në situatë emergjence, ku mungojnë infrastruktura dhe energjia elektrike. "Gjërat po shkojnë më në fund në drejtimin e duhur. Konstatoj se edhe investitorë të tjerë, nën-kontraktorë apo edhe aleatë strategjikë po vijnë në Shqipëri dhe po shprehin interes për të punuar këtu. Po fryn një erë e re dhe kjo është padyshim një gjë e mirë për gjithë ekonominë dhe vendin në tërësi" - tha zoti Agolli.Edhe vëzhgues të tjerë japin vlerësime për ndryshimet në ekonominë shqiptare. Vojtec Ksiashkievic, zv.president i kompanisë "Lavalin International", thotë se përshtypjet e tij nga Shqipëria dhe situata e saj ekonomike janë shumë të mira. "Ky është një vend shumë tërheqës me njerëz të dashur dhe klima e biznesit është ajo e duhura dhe po përmirësohet më tej. Grupi ynë ndërkombëtar ka disa projekte industriale për në Shqipëri në energjitikë, naftë dhe industri" - tha zoti Ksiashkievic.Sipas tij, investimet e huaja janë duke u shtuar dhe ato po e rritin ekonominë dhe cilësinë e jetës së njerëzve në Shqipëri. Ai tha se qeveria shqiptare ka një përfytyrim të qartë për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Ajo e di shumë mirë se ku po e con ekonominë, vetëm se duhet pak durim nga të gjitha palët.Zoti Ksiashkievi i "Lavalin International" thotë se për kompanitë e huaja do të ishte më mirë që të merrnin pjesë në privatizimin e ndërmarrjeve ekzistuese sesa te ngrejnë ndërkarrje tërësisht të reja, sepse të parat kanë një emër të njohur, kanë procese të gatshme dhe janë pa probele ligjore."Tani që korrupsioni në Shqipëri po luftohet dhe po ulet, privatizimi në Shqipëri do të arrijë suksese të tjera, sepse si në Shqipëri, ashtu dhe në vende të tjera ish-komuniste privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është frenuar mjaft nga korrupsioni", tha ai.//iç//
XS
SM
MD
LG