Lidhje

Gjykata e Hagës transferon çështjen Trbic në Bosnje


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës ia kaloi një gjykate të Sarajevës, çështjen e gjenocidit të një ish oficeri të lartë të serbëve të Bosnjes të akuzuar për masakrën e Srebrenicës.

Gjykata e Hagës transferoi komandantin Milorad Trbiç sot për tu gjykuar për krime lufte në Gjykatën Shtetërore të Bosnje-Hercegovinës.

Trbiç u dorëzua vullnetarisht në gjykatë në vitin 2005. Përveç gjenocidit ai përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në lidhje me masakrën dhe përpjekjet për ta fshehur atë.

Forcat serbe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë pasi morën Srebrenicën në vitin 1995. Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i quajtën vrasjet më barbaret në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. //iç//

XS
SM
MD
LG