Lidhje

Surroi: Cilidoqoftë rezultati, Rusia do ta kundërshtojë pavarësinë


Diplomatët e Grupit të Kontaktit nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia me perjashtim te Rusise janë mbledhur në Paris për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Veton Surroi, anëtar i grupit negociator të Kosovës thotë se shpreson që ky takim të ndikojë për ta përshpejtuar procesin.

"Shpresoj që Grupi i Kontaktit do të përcaktojë hapat e mëtejshëm dhe t'i shpejtojë ato. Takimi i Tetëshes sqaroi situatën në kuptimin që cilidoqoftë rezultati, Rusia do ta kundërshtojë pavarësinë. Dhe, nëse Rusia ka ndërmend të vazhdojë bllokimin e procesit, atëhere nuk ka kuptim nëse çështja shtyhet 1 ditë, 6 ditë apo 6 muaj. Rezultati do të jetë përsëri i njëjtë. Njerëzit nuk duan vonesa. Njerëzit duan një zgjidhje dhe zgjidhje do të thotë një kalendar hapash të njëpasnjëshme", tha zoti Veton Surroi. //ze//

XS
SM
MD
LG