Lidhje

Koshtunica: Asnjë pazar për të ardhmen e Kosovës


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se vendi i tij hedh poshtë çdo pazar për të ardhmen e Kosovës.

Zoti Koshtunica tha se që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara, askush nuk ka propozuar ndonjëherë shkëmbimin e territorit të një vendi sovran me premtime për një të ardhme të ndritur.

Udhëheqësit perëndimorë, përfshirë Presidentin Bush, i kanë bërë thirrje Serbisë të pranojë planin Ahtisari për t’i dhënë Kosovës pavarësi të mbikqyrur. Kjo, thonë ato, do të ndihmonte për të shpejtuar aspiratën e Serbisë për lidhje më të ngushta me Perëndimin.

Në Paris, Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns tha se plani Ahtisari është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Ai theksoi se Serbia tashmë e ka humbur Kosovën dhe tha se nuk ka më kthim prapa.

Ndërkohë, Presidenti serb Boris Tadiç paralajmëroi sot me një deklaratë se vendet e huaja nuk duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Ai tha se Serbia është një vend demokratik dhe gëzon të drejtën legjitime për të mbrojtur paqësisht sovranitetin e saj në përputje me ligjin ndërkombëtar. //ze//

XS
SM
MD
LG