Lidhje

Trafikimi i vajzave dhe grave në Greqi është shtuar ndjeshëm


Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, thotë se trafikimi i vajzave dhe grave në Greqi është shtuar ndjeshëm vitet e fundit për shkak të mangësive të sistemit juridik të vendit.

Amnesty International me bazë në Londër, në një raport që lëshoi sot thotë se trafikantët kanë çuar mijra gra në Greqi dhe i kanë detyruar ato të hynë në tregtinë e seksit. Në raport thuhet se shumica e viktimave kanë qënë nga Evropa dhe Afrika.

Drejtorja e programit të organizatës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Nicola Duckworth, e qujati këtë praktikë skllavëri të ditëve moderne. Ajo kritikoi sistemin grek të drejtësisë që kërkon nga viktimat të dëshmojnë kundër personave që dyshohen si trafikantë si kusht për të fituar mbrojtje ligjore dhe fizike.

Amnesty International i ka bërë thirrje Greqisë të mësojë se si të identifikojë më mirë viktimat e trafikut dhe si të forcojë mbrojtjen e tyre. //ze//

XS
SM
MD
LG