Lidhje

Zgjidhet enigma "Ku shkoi ora e Presidentit Bush?"


Shtëpia e Bardhë po i mohon njoftimet e shtypit shqiptar, se një person, i apasionuar pas suvenireve, vodhi orën e dorës së Presidentit Bush, gjatë një vale shtrëngimi duarsh mes presidentit dhe turmës entuziaste në Fushë-Krujë.

Dhjetra shqiptarë shtrënguan duart me Presidentin Bush dhe e përqafuan atë me ngrohtësi, gjatë vizitës në Fushë-Krujë. Pamjet e televizionit shqiptar e paraqesin Presidentin Bush me orën e tij në dorë, ndërsa një burrë e kapi atë nga krahu dhe duket se i ka rrëmbyer edhe orën. Disa sekonda më vonë, ora e zotit Bush ishte zhdukur.

Gazetat shqiptare dhe mjetet e tjera të shtypit njoftuan se ora e presidentit u vodh mes turmës. Por Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti kishte ndaluar për një moment, për ta futur orën në xhep, para se t’i jepte duart përsëri turmës entuziaste.//lk

XS
SM
MD
LG