Lidhje

Kina dënon Uashingtonin për përmendoren mbi viktimat e komunizmit


Kina dënoi Washingtonin për atë që e quajti mentalitet të Luftës së Ftohtë pas ngritjes së përmendores për viktimat e komunizmit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Çin Gang akuzoi Shtetet e Bashkuara se provokon konfrontim midis ideologjive dhe sistemeve sociale. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalin ndërhyrjen në punët e brendëshme të vendeve të tjera dhe të punojnë për një bashkëpunim kontruktiv.

Në fjalimin e tij të kësaj jave, presidenti Bush përmendi viktimat kineze të Revolucionit të Madh Kulturor në Kinë si shembull të atyre që llogaritet të jenë 100 milion njerëz të vrarë në emër të komunizmit. // ze //

XS
SM
MD
LG