Inxhinierët rus në Stacionin Orbital Ndërkombëtar harxhuan orë të tëra në përpjekjet për të rifilluar funksionimit të sistemit të kompjuterave por pa shumë sukses. Kompjuterat në pjesën ruse të stacionit hapësinor kontrollojnë mikroraketat që ndihmojnë në orientimin e stacionit.
Të gjithë kompjuterat e tjerë, përfshi ata që furnizojnë oksigjen dhe dritë funksionojnë në rregull. Agjencia ABC e lajmeve citon një burim brenda agjencisë ruse të hapësirës të thotë se mund të ketë një difekt të rëndë me kompjuterin kryesor të stacionit. Por ky njoftim thekson se stacioni mund të vazhdojë funksionimin për muaj të tërë duke dhënë mundësi për regullimin e difektit.
Zyrtarët rus dhe amerikanë dyshojnë se një ndërhyrje nga instalimi i një segmenti tjetër në stacion mund të ketë shkaktuar difektin me kompjuterat. Në se do të jetë e nevojshme ekuipazhi në stacionin e hapësirës mund ët evakuohet prej andej. Por një zyrtar amerikan i hapësirës tha se kj mundësi është e largët. //rd//