Lidhje

Qindra trupa të tjera lituaneze në misione paqeruajtëse


Parlamenti i Lituanisë miratoi një projekt ligj për angazhimin e qindra ushtarëve të saj për misione paqeruajtëse në mbarë Evropën e Lindjen e Mesme.

420 trupa do të shërbejnë në Ballkan, rajonin e Kaukazit dhe në Gjirin Persik deri në vitin 2010.

Lituania aktualisht ka trupa paqeruajtëse në vende të ndryshme përfshi Kosovë, Irak e Afganistan ku ajo udhëheq një projekt rindërtimi në kuadër të Natos.

Ligjvënësit shprehën dëshirën për të dërguar më shumë trupa lituaneze në Gjeorgji, ku ajo është përjekur për një zgjidhje paqësore në krahinat e shkëputura të Abkazisë dhe Osetisë jugore./al/

XS
SM
MD
LG