Lidhje

Colgate: Një pastë dhëmbësh me këtë emër është helmuese


Kompania Colgate-Palmolive me bazë në Shtetet e Bashkuara paralajmëron konsumatorët se një prodhimim i rremë paste dhëmbësh e paketuar si Colgate, mund të përmbajë një kimikat helmues.

Kjo kompani njoftoi dje se provat lënë të kuptohet se kjo pastë dhëmbësh mund të përmbajë diethylene glycol, një kimikat helmues që zakonisht përdoret kundër ngrirjes së lëngjeve. Në njoftim thuhet se zyrtarët amerikanë e gjetën këtë prodhim të falsifikuar në disa dyqane në shtetit Nju Jork, Maryland, Nju Xhersi dhe Pensilvani.

Firma amerikane Colgate thotë se prodhimet false janë etiketuar si të prodhuara në Afrikën e Jugut dhe mund të dallohen edhe pasi shkrimi në tubete ku shpjegohen mënyrat e përdorimit, përmban gabime drejtshkrimore. Kjo kompani nuk importon pastë dhëmbësh nga Afrika e Jugut. Zyrtarët e firmës thonë se ata nuk e përdorin këtë lloj kimikati në asnjë nga prodhimet që eksportojnë kudo në botë.

Zyrtarët e firmës Colgate thonë se po bashkëpunojnë ngushtë me administratën amerikane të ushqimeve dhe ilaçeve për të identifikuar personat përgjegjës për falsifikimin e këtij prodhimi./al/

XS
SM
MD
LG