Lidhje

Një libër i ri për jetën e Princeshës Diana


Fundi i muajit gusht shënon 10 vjetorin e tragjedisë ku humbi jetën princesha Diana. Një libër i autorit mjaft të njohur Christopher Andersen ka ngjallur debate rreth hipotezave që ngrihen në libër.

Ndërkohë që afrohet 10 vjetori i tragjedisë që i mori jetën princeshës Diana nuk kanë reshtur programet televizive apo publikimi i librave kushtuar jetës së princeshës. Një nga autorët më të shitur, i cilësuar kështu nga gazeta prestigjoze New York Times, Christopher Andersen është rikthyer me një libër të ri të titulluar “After Diana: William, Harry, Charles and The Royal House of Windsor.”

“Të gjithëve na kujtohet se ku ishim ditën që mësuam për vdekjen e Dianës. Shkruajta librin ‘The Day Diana Died’ për të shënuar një vjetorin dhe që nga ajo kohë në këto dhjetë vjet kanë ndodhur shumë zhvillime. Me këtë libër desha t’u sjell të gjithëve të rejat më të fundit nga familja mbretërore”.

Libri portretizon atë të cilën shumë e konsiderojnë shokuese për familjen mbretërore. Kryesisht i hedh një vështrim të ri zërave të hedhura poshtë se babai i vërtetë i Harryit është ish i dashuri i Dianës, James Hewitt. Libri gjithashtu sjell njoftime të debatueshme se Camilla Parker Bowels zgjodhi Dianën për princin Charls dhe se Diana parashikoi vdekjen e saj.

“Ðiana e kishte parashikuar vdekjen e saj disa herë dhe u kishte treguar shumë njerëzve përfshi avokatin e saj se ajo ndiente se do të shtyhej apo menjanohej në mënyrë që Charles të mund të martohej me Camillen”.

Tetë muaj para vdekjes së saj, Diana shkruajti një letër ku jo vetëm përshkruante aksidentin në detaje se si do të ndodhte, por gjithashtu ajo thoshte se trembej se Camilla Parker Bowles ishte në rrezik sepse Charles deshironte të martohej me Tiggy Legg Burke, që kujdesej për fëmijët.

Andersen thotë se të dhënat i ka nga një burim i besueshëm. Ai ka shkruar për qindra revista dhe ka qënë redaktor përgjegjës për revistën “People” ku mbulonte familjen mbretërore për vite të tëra.

Koha nuk i ka ndaluar djemtë e Dianës që të mendojnë sikurse edhe shumica e publikut, nëse vdekja e saj mund të ishte menjanuar.

“Kur njerëzit mendojnë rreth tragjedisë...ata mendojnë se çfarë ngjau me të vërtetë. Askush nuk do të marrë vesh kurrë. Dhe jam i sigurtë që njerëzit do të mendojnë rreth kësaj gjithmonë.”

Duke folur për median princat thanë se do të mundohen të kenë jetë sa më normale jashtë detyrimeve të tyre mbretërore.

Ndërkohë sot del në kinema pjesa e dytë e filmit mjaft fitimprurës të vitit 2005, ‘Fantastic Four: Rise of Silver Surfer”. Filmi është bazuar në librin komik të Stan Lee duke u ngrakuar katërshes fantastike detyrën për të shpëtuar tokën nga shkatërrimi ndërkohë që ata ndeshen në beteja të ashpëra nëpër botë.

Në këtë seri shikon evolucionin e personazheve. Pershembull Reed Richards tani është bërë udhëheqësi i vërtetë i Fantastic Four sikurse dhe në librin komik. Eshtë bërë më heroik dhe po ndërton familjen e tij.

Pas vdekjes së Dr. Doom, Fantastic Four kthehen në jetën normale me Reed Richards dhe Sue Storm që martohen. Ata nuk e dinë që një armik i ri, Silver Surfer ka ndërmarrë një detyrë për shkatërrimin e tokës dhe vetëm Fantastic Four mund ta ndalojnë atë ndërkohë që rikthehet në skenë Dr. Doom, armiku i tyre i përjetshëm. //kk//

XS
SM
MD
LG