Lidhje

Drejtori i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Portman, jep dorëheqjen


Një zyrtar i administratës së presidentit Bush u tha gazetarëve se drejtori i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë Rob Portman po jep dorëheqjen dhe do të zëvendësohet nga ish ligjvënësi i shtetit të Iowas, Jim Nussle.

Zyrtari tha se presidenti Bush do ta bëjë njoftimin zyrtar sot më vonë. Burimi tha gjithashtu se zoti Portman, ish ligjvënës nga Ohio kërkon të kthehet në jetën private.

Portman ka kaluar një vit si drejtor i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë dhe ka mbajtur postin e përfaqësuesit të tregëtisë së Shteteve të Bashkuara për një vit para kësaj

Pasuesi i tij, zoti Nussle dështoi në garën për guvernator të shtetit Iowa në vitin 2006. Kohët e fundit ai ka shërbuer si këshilltar në fushatën presidenciale të ish kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani. //iç//

XS
SM
MD
LG