Lidhje

SHBA, Evropa do të qarkullojnë projektrezolutë të re për Kosovën në OKB


Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane thonë se po propozojnë një rezolutë të re e cila parashikon një shtyrje prej katër muajsh në zbatimin e planit Ahtisari për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.

Diplomatët thonë se do ta qarkullojnë projektrezolutën sot mes vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Propozimi i ri sugjeron që përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës të përpiqen të arrijnë marrëveshje mes tyre për statusin. Por gjithnjë sipas projektrezolutës, nëse bisedimet dështojnë, atëhere zbatohet automatikisht plani Ahtisari i cili i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur nga bashkësia ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha sonte se statusi i Kosovës nuk mund të jetë peng i askujt dhe se tani është koha për të vepruar për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Pas një takimi që zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës Stephan Lehne, Kryeministri Çeku tha se në Kosovë ka krizë besimi të udhëheqjes së vendit ndërsa dy milion qytetarë kërkojnë qartësi për të ardhmen e tyre. //ii

XS
SM
MD
LG