Lidhje

Nënpresidenti amerikan kundërshton përpjekjet për t'u monitoruar për aktivitetet sekrete


Një ligjvënës i Partisë Demokrate po kritikon nënpresidentin amerikan Dick Cheney për kundërshtimin për të bashkëpunuar me një agjenci qeveritare që mbron informacionet sekrete të sigurisë kombëtare.

Ligjëvënësi nga Kalifornia Henry Waxmen publikoi dje dokumenta që tregojnë se zyra e zotit Cheney nuk ka dorëzuar raportet vjetore me zyrën e Arkivave Kombëtare që nga viti 2003. Kjo zyrë kërkohet të monitorojë sesi dega ekzekutive e qeverisë menaxhon dokumentet sekrete sipas një urdhëri të nënshkuar në vitin 1995 nga presidenti i atëhershëm Bill Clinton.

Këshilltarë të zotit Cheney thanë se zyra e tij nuk preket nga ky urdhër duke argumentuar se zyra e nënpresidentit nuk është thjesht një agjenci ekzekutive. Ligjvënënsi Waxman e quajti absurd vlerësimin e zotit Cheney. //rd//

XS
SM
MD
LG