Lidhje

Seria e 5-të e filmit “Heri Poter dhe Urdhëri i Finiksit”


Në Londër u promovua dje seria e 5-të e filmit “Heri Poter dhe Urdhëri i Finiksit”, i bazuar në romanin me të njëjtin titull.

Aktori kryesor i filmit, Daniel Redklif, foli me këtë rast për të ardhmen e tij si aktor, si dhe për fatin e karakterit të Heri Poterit, që do të zbulohet kur libri i ri, i shtati i serisë, të dalë në korrik nëpër librari.

Tani, Redklif, apo Heri nuk është më një djalë adoleshent. Ai mbush muajin e ardhshëm 18 vjeç. Në filmin e ri, Heri është në vitin e 5-të të Shkollës Hoguarts të Magjistarëve që lufton me Ministrinë e Magjisë, që refuzon të besojë se Lordi i së Keqes, Voldemort, i interpretuar nga Ralf Finis, është kthyer përsëri në jetë.

Si rezultat Heri u mëson përsëri shokëve të tij të shkollës se si të luftojnë kundër Arteve të Errëta. Aktori Daniel Redklif është paguar 14 milionë dollarë për interpretimin e rolit të Herit në filmin e ri, duke u bërë adoleshenti më i pasur i Britanisë.

Filmi i ri, me regjisor David Jejts, do të dalë në kinema më 11 korrik. Thuhet se dy nga personazhet kryesore të serialit vdesin në filmin e ri, por mbetet ende surprizë për publikun, a do të jetë Heri njëri prej tyre? //ze//

XS
SM
MD
LG