Lidhje

Toni Bler, i dërguari për Lindjen e Mesme


Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia emëruan ish kryeministrin britanik Tony Blair si të dërguarin për Lindjen e Mesme.

I ashtuquajturi Kuarteti për Lindjen e Mesme e bëri njoftimin sot në një deklaratë disa orë pasi zoti Blair u largua nga detyra e tij si kryeministër.

Në deklaratë thuhet se ngjarjet e fundit në Gaza dhe Bregun Perendimor e bëjnë më urgjente se kurrë përparimin e përpjekjeve për paqe në Lindjen e Mesme.

Në fjalimin e tij të fundit si kryeministër para Dhomës së Komunave, zoti Blair tha se përparësia kryesore në Lindjen e Mesme është arritja e krijimit të dy shteteve për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.

Ai tha se plotësimi i këtij objektivi do të kërkojë përqëndrim të madh dhe shumë punë. //ze//

XS
SM
MD
LG