Policia irakiane njoftoi se trupat e 20 personave ta masakruar u nxorrën nga lumi Tigër në jug të Bagdatit. Trupat, të gjithë burra me duar dhe këmbë të lidhura, u gjetën në brigjet e lumit në një fshat suni.
Policia e Bagdadit tha se nga shpërthimi i një makine bombë u vranë të paktën 21 veta dhe u plagosën 40 të tjerë në një lagje kryesisht shiite të Bagdadit. Gjetkë në kryeqytet, mortajat goditën zonën tregëtare Shorja në qendër të Bagdatit, duke shkaktuar të paktën 2 të vrarë, ndërsa ushtaria amerikane tha se nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës la të vrarë një ushtar amerikan.
Në një zhvillim tjetër, autoritetet ushtarake britanike njoftuan se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës shkaktoi vrasjen e 3 ushtarëve britanikë në qytetin jugor të Basrës. Ndërkaq, Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki po paralajmëron se ekstremistët e al-Qaidës në Irak kanë “plane të rrezikshme afatgjata” për të destabilizuar vendet e rajonit.//rd//