Lidhje

BE-ja, nismë për mbrojtjen e botës së nënujëshme


Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se bota e nënujit po degradon, prandaj duhet të merren masa të shpejta për përmirësimin e mjedisit të deteve. Ata kanë vënë si afat vitin 2021 për ruajtjen e botës së nënujit. Ky afat shkaktoi një debat të ashpër mes atyre që e shfrytëzojnë detin për të siguruar jetesën dhe aktivistëve të mjedisit që thonë se në dy të tretat e ujrave të Evropës duhet të ndalohet shfrytëzimi për peshkim dhe ndotja nga kimikatet.

Detet e Evropës janë sa të shumëllojshëm aq edhe të degraduar, sa esencialë aq edhe të shfrytëzuar. Biologët thonë se kërcënimet kryesore për botën e nënujit në Evropë vinë nga peshkimi e tepruar dhe ndotja nga kimikatet. Për më tepër detet jaë të mbrojtur vetëm me disa ligje evropiane dhe rajonale. Tani është paraqitur një direktivë e re strategjike, që i detyron qeveritë evropiane të pastrojnë ujrat e tyre deri në vitin 2021. Por ajo nuk përcakton mënyrat.

Mbrojtësit e mjedisit po bëjnë thirrje që të merren masa të rrepta, të ndalohet shqytëzimi i 40 përqind të deteve të Evropës, duke shpallur rezervate, ku ndalohet peshikimi dhe nxjerrja e mineraleve. Grupi për mbrojtjen e mjedisit, Greenpeace, thotë se qeveritë duhet të marrim masa të rrepta. Ky grup vë në dukje një raport të Kombeve të Bashkuara në të cilin thuhet se 77 përqind e sasisë së peshkut ose për shfrytëzuar plotësisht ose tej shfrytëzuar.

Drejtori i çështjeve të marinës të grupit Greenpeace për Evropën, Saskia Richartz, thotë se Bashkimi Evropian nuk po vepron me shpejtësinë e duhur. "Aktualisht industria e peshkimit ka shkuar në ekstrem për sa i përket shfrytëzimit. Në qoftë se kjo prirje vazdhon, nuk do të ketë më burime peshkimi për të. Ne duhet të bëjmë ndryshime të mëdha në mënyrën e shfrytëzimit të oqeaneve dhe duhet të krijojmë rezervate për ripërtëritjen e botës së nënujit”. Greenpeace thotë se apatia në marrjen e masave e ka burimin tek lobzmi që zhvillohet në emër të industirsë së peshkimit në Evropë.

Në një akt kundërthënës proteste, aktivistët u hodhën në det para dy anijeve të peshkimit në Detin e Veriut në brigjet e Skocisë. "Për vite me radhë politikanët nuk u kanë kushtuar vemendje këshillave shkencore dhe lejuan vazhdimine peshkimit në Detin e Veriut, që po sjell tani zhdukjen e specieve”, thotë aktivisti.

Peshkatarët akuzojnë industri të tjera si ajo e naftës dhe gazit për abuzimin e botës së nënujit. Mahoud Kahul është president i një sindikate peshkatarësh. Ai i quan taktikat e grupit Greenpeace si alarmante dhe të papërgjegjëshme. “Për mendimin tim krijimi i rezervateve të marinës është një ide interesante. Por bllokimi i 40 përqind të deteve është i pamenduar. Për të ruajtur ekzistentën e tij grupi Greenpeace ka dhënë alarmin sikur botës po i vjen fundi. Ata thonë se duhet të mbrojmë gjithçka, por pa konsideruar veprimtarinë e atyre që e ndotin më tepër mjedisin”, thotë Kahul.

Aktivistët thonë se nisma e BE-së për një politikë të përgjithëshme për botën e nënujit është një mundësi e rallë. Ata argumentojnë se problemi kryesor e ka burimin tek vendet me industinë më të madhe të peshkimit në Evropë, që kanë edhe fuqi vetoje. Por me gjithëqë thirrjet për krijimin e rezervateve janë shtuar, çështja është nëse ata që shrytëzojnë detet i kushtojnë vemendje këtyre thirrjeve. //rd//

XS
SM
MD
LG