Kina ekzekutoi ish drejtorin e administratës për ushqimin dhe ilaçet pas gjykimit nën akuzat për korrupision. Agjencia e lajmeve Xinhua bëri të ditur se zoti Zheng u ekzekutua sot në mëngjes. Ai ishte shpallur fajtor për marrje rryshfetesh nga kompanitë farmaceutike pasi kishte miratuar qindra medikamente.
Shumë prej këtyre ilaçeve nuk përmbushnin standartet e mjeksisë dhe në disa raste vdekjeprurëse. Një zëdhënëse e administratës për ushqimin dhe ilaçet pranoi sot se Kina duhet të përmirësojë standartet e sigurisë për ushqimet dhe ilaçet.
Zëdhënësja tha se Kina i filloi vonë programet e kontrollit dhe se bazat e këtij procesi janë të dobëta. Ajo tha se qeveria po ndjek një plan pesë vjeçar për të pakësuar ndjeshëm problemet në produktet e Kinës deri në vitin 2010. //rd//