Lidhje

Serbi: Gjykata mban në fuqi dënimin maksimal për vrasësin e dy politikanëve


Gjykata Supreme e Serbisë mbajti në fuqi dënimin me 40 vjet burgim për një udhëheqës paraushtarak i shpallur fajtor për vrasjen e ish presidentit serb Petar Stamboliç si dhe për atentat ndaj një politikani tjetër.

Gjykata njoftoi sot se hidhte poshtë apelimin e të akuzuarit Millorad Ulemek, i njohur gjithashtu me nofkën Legija, i bërë me arësyen se gjyqi i mëparshëm ishte i parregullt. Vendimi i gjykatës nënkupton se Ulemek nuk mund të apelojë më. Një gjykatë e dënoi atë në vitin 2005 për vrasjen e zotit Stambolliç dhe përpjekjen për të vrarë udhëheqësin e opozitës Vuk Drashkoviç.

Të dy incidentet ndodhën në vitin 2000. Një gjykatë e dënoi atë për organizimin e vrasjes në vitin 2003 të kryeministrit reformist Zoran Xhinxhiç. Ish komandanti i Beretave të Kuqe ishte aleat i ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. //rd//

XS
SM
MD
LG