Lidhje

Astronomët kanë gjetur prova bindëse për ekzistencën e ujit jashtë sistemit diellor


Astronomët thanë se kanë gjetur provat e para bindëse të ekzistencës së ujit jashtë sistemit tonë diellor. Shkencëtarët thanë se kanë gjetur prova të avujve të ujit në atmosferën e një planeti gjigant, i cili ndodhet më shumë se 60 vjet drite larg.

Një nga autoret e studimit, anëtare e agjencisë evropiane të hapësirës, tha se shkencëtarët janë shumë të entusiazmuar që kanë zbuluar shënja të qarta të ujit në një planet triliona kilometra larg.

Zbulimi u publikua sot në revistën Nature. Astronomët thanë se në planet nuk ka të ngjarë të ketë jetë. Ai i takon një kategorie planetësh jashtë sistemit tonë diellor të njohur si Jupiterët e Nxehtë dhe ka një temperaturë atmosferike prej më shumë se 700 gradësh Celcius. //iç//

XS
SM
MD
LG