Korriku shënoi 12 vjetorin e masakrës së 7 mijë burrave myslimanë në Srebrenicë, mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por autorët e këtij krimi ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Ndërsa disa spekulojnë se amnistia për kriminelët më të mëdhenj mund të ketë qënë pjesë e marrëveshjes së paqes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje, të tjerë këmbëngulin se amnistia për komandantët sërbë të Bosnjes nuk ka qënë kurrë kusht për marrëveshjen.
Në dhjetor të vitit 1992, i ngarkuari me funksionet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Lawrence Eagleburger, njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin identifikuar të dyshuarit si kriminezë lufte në luftën e Bosnjes, që kishte filluar më parë atë vit. Eagleburger tha se komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjes, Ratko Mladic, dhe Presidenti i Republikës së Serbëve të Bosnjes, Radovan Karadzic, ishin mes atyre që duhet të dilnin para drejtësisë.
Nisma amerikane çoi në krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. Por lufta ende vazhdonte dhe paqa mbetej për t’u arritur. Krijimi i Gjykatës i vuri përballë realiteteve të reja ata që do të ishin ndërmjetësit e paqes në Bosnje: A do të ishte amnistia e autorëve të krimeve të luftës pjesë e negociatave për paqe? A duhej që ndërmjetësit e paqes të negocionin me të akuzuarit nga Gjykata e Krimeve të Luftës?
Joyce Neu e Institutit amerikan të Paqes thotë se amnistia, megjithëse e pamoralshme, është një nxitje e rëndësishme gjatë negociatave për paqe:
"Unë e kam që qartë se amnistia është e pamoralshme, meqë ne nuk duam që autorët e krimeve të mos ndëshkohen. Por në të kaluarën, ndërmjetësit e paqes kanë patur në dispozicion të gjitha mjetet për të arritur një marrëveshje paqeje. Kjo u jep shkas një sërë pyetjesh për erikën dhe moralin. A i ofrojnë ndërmjetësit e paqes amnisti dikujt që ka kryer krime, kur është e qartë se një amnisti e tillë do të ndalte vrasjet e mëtejshme?"
Ish ministri i Jashtëm i Bosnjes, Muhamed Sacirbey, i cili mori pjesë në negociatat e paqes në Dayton, thotë se amnistia është e dëmshme për procesin e paqes.
"Për mendimin tim ne nuk duhet të japim amnisti të përgjithshme sepse një gjë e tillë inkurajon fajtorët".
Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi ngriti akuzat kundër zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjes në korrik të vitit 1995, pak para fillimit të negociatave intensive për paqe të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara. Në librin e tij “Fundi i luftës”, kryenegociatori amerikan, Richard Holbrooke, shkruan se amnistia nuk ka që në kurrë kusht në negociata. Por ai shton se “gjykata u krijua si një instrument i politikës, që na dha mundësinë për të ndaluar për shembull Karadzic-in dhe persona të tjerë të akuzuar për krime lufte që të mbanin poste publike”. Joyce Neu e Institutit Amerikan të Paqes thotë:
"Ngritja e akuzave kundër Radovan Karadzic-it dhe Ratko Mladic-it i shërbeu Richard Holbrook-ut sepse i dha mundësi atij që t’i përjashtonte këta dy individë nga pjesëmarrja në bisedime. Ai e kondideronte Milosevic-in më të arsyeshëm”.
Joyce Neu vë në dukje se në rastin e Bosnjes, Gjykata shërbeu si një partner i vlefshëm në negociata.
"Holbrook-u nuk donte të merrej me Karadzic-in dhe Mladic-in dhe e bëri këtë ditur publikisht. Akuzat e ngritura kundër tyre i dhanë mundësi atij që të mos i pranonte në negociata. Nuk është e qartë nëse fuqitë evropiane do të kishin lejuar përshkatim e plotë të serbëve të Bosnjes në negociata, në qoftë se nuk do të ishin ngritur akuzat".
Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi çoi në ngritjen e disa tribunaleve për krime lufte dhe më në fund në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në vitin 2002. Gjykata e përherëshme prej 104 anëtarësh ka mandatin të ndjekë penalisht individë nën akuzar për krime lufte, gjenocit dhe krime kundër njerzimit. //iç//