Senati amerikan miratoi një rritje të shpërblimit për informacione që do të çonin në kapjen e udhëheqësit të Al-Kaidës Osama bin Laden.
Ligjvënësit votuan sot me 87 vota pro dhe 1 kundër për të dyfishuar shumën e tanishme nga 25 në 50 milion dollarë. Ata kërkuan gjithashtu përditësime të rregullta të përpjekjeve të qeverisë për kapjen e tij.
Votimi gati i njëzëshëm vjen një ditë pasi presidenti Bush u përpoq të minimizonte njoftimet se al-Kaida ka rifituar aftësitë e saj megjithëse janë zhvilluar gjashtë vjet operacione kundër bin Ladenit dhe rrjetit të tij terrorist. Zoti Bush argumentoi se al-Kaida është dobësuar por pranoi se vazhdon të mbetet kërcënim.
Ligjvënësit demokratë kanë argumentuar se me luftën në Irak, presidenti ka humbur objektivin kryesor në atë që qeveria amerikane e quan luftë globale kundër terrorizmit. //iç//