Lidhje

Një nga pasuritë natyrore në Lindjen e Mesme po rrezikohet


Në Lindjen e Mesme uji është burimi natyror më i çmuar. Për shekuj me radhë popujt e Lindjes së Mesme janë mbështetur tek lumi Jordan për ujë të pijshëm dhe për vaditjen e fushës dhe tokës përreth Detit të Vdekur, duke e bërë atë një nga më pjelloret. Por sot lumi Jordan po thahet, ashtu si edhe Deti i Vdekur, pasi vetëm pak ujë kalon nga lumi.

Të krishterët vijnë nga e gjithë bota në Yardenit, një nga dy vendet përgjatë lumit Jordan në Izrael, ku besohet se Jezu Krishti është pagëzuar. Por këta të krishterë nuk e dinë se ky është i vetmi vend ku pagëzimi mund të bëhet pa rrezikuar shëndetin. Më tej në jug, në një zonë që ka vlerë më të padiskutueshme historike, lumi Jordan është shumë i ndotur për t’u përdorur për pagëzime.

Ky është deti i Galileut, një nga liqenet më të mëdha në botë me ujë të pastër dhe burim i pothuajse të gjithë ujit të pijshëm për Izraelin. Deti i Galileut ushqen Lumin Jordan dhe Detin e Vdekur më në Jug.

Përtej kësaj dige, lumi Jordan ashtu siç është njohur më parë nuk ekziston më.

Vetëm pak më tutje, ujrat e kanaleve nga komunitetet përgjatë Detit të Galileut, derdhen në një nga lumenjtë më të shenjtë të botës. Organizata ambjentaliste Miqtë e Tokës në Lindjen e Mesme thotë se duhen marrë masat për të shpëtuar lumin Jordan para se të jetë shumë vonë. Gidon Bromberg është drejtori i kësaj organizate në Izrael.

“Këtu ka lumin Jordan ka një digë në lumin Jordan. Në Veri të kësaj pike nuk rrjedh më ujë i pastër nga deti i Galileut në lumin Jordan. Nga këtu ujra të zeza dhe të kripura derdhen në Jordan. Një lumë i shenjtë për gjysmën e njerëzimit është kthyer në një kanal ujrash të zeza”.

Më në Jug, përgjatë lumit në pikëkalimin Gesher në kufirin mes Izraelit dhe Jordanisë, urat e ndërtuara nga romakët, turqit dhe britanikët rrinë mbi Jordanin dikur madhështor.

Kur arrin në pikën ku bashkohet me Detin e Zi, Jordani është kthyer thjesht në një curril dhe si pasojë, Deti i Vdekur po thahet.

Gjatë 50 vjetëve të fundit, niveli i Detit të Vdekur, pika më e ulët e tokës dhe masa e ujit më e kripur në botë ka rënë 25 metra dhe 1/3 e tij është tharë. Çdo vit, niveli i Detit të Vdekur bie nga një metër.

Bregdeti i Detit të Vdekur po spostohet gjithnjë e më shumë dhe së shpejti do të shkatërrojë rrugën përgjatë anës izraelite të detit, sipas ambjentalistes Mira Edelstein.

“Boshllëqet filluan të shfaqen para rreth 10 vjetësh. Sot ka mbi një mijë të tilla. Ujrat e Detit të Zi që po thahen po e çojnë ujin e kripur më në brendësi të Detit. Në vend të tyre po vjen ujë i pastër nga gjithë burimet e zonës përreth. Është shumë e rrezikshme dhe ato po spostohen përgjatë brigjeve perëndimore. Nuk ka fare zhvillim infrastrukture apo turizmi”.

Ndërsa vrimat e shkarkimit vazhdojnë të përfshijnë vijën bregdetare të Detit të Vdekur, ekspertët paralajmërojnë se pa ujin e freskët të lumit Jordan, një nga pikat më të veçanta mjedisore të planetit është në rrezik të madh.//kk//

XS
SM
MD
LG