Lidhje

Libia liron 5 infermierë bullgarë dhe një mjek palestinez


5 infermierë bullgarë dhe një mjek palestinez janë sot në Bullgari pasi u mbajtën 8 vjet në një burg në Libi, të akuzuar se kishin infektuar më shumë se 400 fëmijë me virusin që shkakton Sidën.

Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov i fali që të gjashtë, pak pasi ata mbërritën në Sofje me një avion presidencial francez.

Libia i dënoi mjekun dhe infermierët me vdekje në vitin 2004. Dënimet u kthyen në burgim të përjetshëm më 17 korrik.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso tha se Bashkimi Evropian dhe Libia mund të normalizojnë marrëdhëniet tani që 6 punonjësit e mjeksisë janë të lirë.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi tha se as Franca dhe as Bashkimi Evropian nuk kanë paguar për lirimin e tyre.

Zyrtarët pranë negociatave për kthimin e tyre në Bullgari thanë se marrëveshja përfshin modernizimin e spitalit të Bengazit, ku trajtoheshin fëmijët e infektuar. Familjet e 438 fëmijëve të infektuar morrën mbi një milionë dollarë secila nëpërmjet një fondi të mbështetur nga Bashkimi Evropian. //ze//

XS
SM
MD
LG