Lidhje

Një delegacion i Lidhjes Arabe i paraqet Izraelit planin e paqes


Ministrat e Jashtëm të Egjiptit dhe Jordanisë kanë zhvilluar bisedime në Izrael për paraqitjen zyrtarisht të planit arab "tokë për paqe".

Zotërinjtë Ahmed Abul Gheit dhe Abdel Ilah al-Khatib ishin për vizitë në Izrael sot, ndërkohë që përfaqësuesit e Lidhjes Arabe, prej 22 anëtarësh, kanë dërguar për herë të parë një delagacion në Izrael.

Të dy ministrat e Jashtëm u takuan me zyrtarë të lartë izraelitë për të diskutuar planin e paqes, që parashikon njohjen e plotë të Izraelit në shkëmbim të tërheqjes së tij nga tokat e pushtuara në luftën e vitit 1967.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Gheit, tha se shpresonte t'i transmetonte Lidhjes Arabe një mesazh pozitiv nga Izraeli.

Ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, tha se beson se Lidhja Arabe mund të ndihmojë në avancimin e procesit të paqes. Izraeli ka thënë, se plani, në qoftë se bëhen ndryshime, mund të shërbejë si bazë për bisedime. //iç//

XS
SM
MD
LG