Lidhje

Gjendet trupi i një pengu koreanojugor të vrarë nga ekstemistët në Afganistanin


Policia afgane njofton se ka gjetur trupin e një pengu koreano-jugor të vrarë nga ekstemistët talebanë në Afganistanin juglindor.

Trupi i pengut i qëlluar me plumba u gjet sot në provincën Ghazni. Pengu ishte një nga 23 koreano-jugorët që u rrëmbyen javën e kaluar nga talebanët. Në grup përfshihen 18 gra.

Një zyrtar i policisë afgane tha se ektremistët e qëlluan shtetasin koreano-jugor, pasi ishte i sëmurë dhe nuk mund të ecte.

Një person që u prezantua si zëdhënës i talebanëve tha se rrëmbyesit do të ekzekutojnë pengjet e tjera deri në orën 1 pas mesnate sipas orës lokale, ose 20 e 30 sipas Grinuiçit, nëse autoritetet afgane nuk lirojnë të burgosurit talebanë.

Zëdhënësi tha se talebanët kanë humbur durimin pas negociatave disa ditëshe me drejtues fisesh që përfaqësojnë zyrtarët afganë dhe koreano-jugorë.

Kreu i grupit negociues afgan tha se talebanët u përpoqën ta rrëmbejnë atë sot, por ai arriti të shpëtonte. //iç//

XS
SM
MD
LG