Lidhje

Francë: Autoritetet ngrenë akuza ndaj ish-kryeministrit


Autoritetet franceze ngritën akuza kundër ish kryeministrit Dominik dë Villpë, duke e lidhur atë me një përpjekje për të diskredituar Nikola Sarkozinë, para se ai të bëhej president.

Akuzat paraprake ndaj zotit Dë Villpë përfshijnë pjesëmmarje në një fushatë fyese si dhe mashtrime gjatë skandalit politik të vitit 2004.

Dy gjykatës hetues e morrën sot në pyetje zotin Dë Villpë për të përcaktuar rolin e tij në skandalin e shitjes së armëve vendeve të tjera, gjatë të cilit politikanë francezë janë akuzuar për përfitime të pëaligjshme.

Hetimet zyrtare që filluan të premten janë hapi i parë drejt ngritjes së akuzave penale ndaj ish kryeminsitrit.

Dokumente të gjetura në kompjuterin e një zyrtari të zbulimit lenë të kuptohet se zoti Dë Villpë është përpjekur të përdorë agjencinë e zbulimit të hetojë rreth zotit Sarkozi në vitin 2004, që në atë kohë ishte një nga rivalet e tij kryesore politike.

Zoti Dë Villpë u tha gazetarëve pas takimit me gjykatësit, se ai nuk ka kërkuar asnjëherë hetimin e një figure politike. //kk//

XS
SM
MD
LG