Lidhje

Irak: Një helikopter amerikan bën një ulje të shpejtë në Bagdat


Ushtria amerikane në Irak tha se një helikopter bëri një ulje të shpejtë në Bagdat, si masë mbrojtëse, pasi u sulmua sot në ajër.

Ushtria tha se helikopteri Apash u sulmua në lindje të Bagdatit. Zyrtarët thanë se dy anëtarët e ekuipazhit u evakuuan dhe iu nënshtruan një ekzaminimi mjekësor rutinë. Rreth indicentit po bëhen hetime.

Ushtria amerikane tha gjithashtu se forcat e koalicionit ndaluan nëntë terroristë të dyshuar të al-Kaidës në Irak gjatë operacioneve në mbarë Irakun që nga dita e djeshme.

Në akte të tjera të dhunshme sot, nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës u vra një ushtar irakian në perëndim të Bagdatit.

Dje, organizata ndërkombëtare e ndihmave Oxfam tha se një krizë e rëndë humanitare po kërcënon Irakun, ku gati tetë milion njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente. //ze//

XS
SM
MD
LG