Lidhje

Xhon Roberts doli nga spitali pas një krize konvulsionesh


Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara John Roberts doli nga spitali një ditë pasi pësoi një krizë konvulsionesh.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Roberts siguroi presidentin Bush se ndjehet mirë kur të dy folën në telefon sot në mëngjes. Ai shtoi se Roberts dukej të ishte në humor të mirë.

Më parë, Gjykata e Lartë tha se zoti Roberts ishte shëruar plotësisht nga kriza dhe se ishte rrëzuar në shtëpinë e tij të pushimit në shtetin Maine.

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë tha se shefi i drejtësisë pësoi vetëm dëmtime të lehta. Ajo tha se zoti Roberts iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë neurologjik që nuk rezultoi në ndonjë shkak për shqetësim.

Gjykatësi Roberts u shtrua në spital gjatë natës së mbrëmshme si masë parandaluese.

Zëdhënësja tha se zoti Roberts ka kaluar një rast të ngjashëm në vitin 1993. Roberts që është 52 vjeç, u bë kryetari i Gjykatës së Lartë në shtator të vitit 2005. //ze//

XS
SM
MD
LG