Lidhje

Policia konfiskon armë në Prishtinë e përreth saj


Në Kosovë, policia konfiskoi mbrëmë 506 armë të kalibrave të ndryshëm, të cilat u gjetën në 5 shtëpi në një fshat pranë Prishtinës dhe brenda në Prishtinë, si dhe në një makinë, e cila u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua më pas nga policia. Zyrtarë të policisë thanë se dy persona janë arrestuar dhe një i tretë i identifikuar nga policia është në arrati. Policia tha gjithashtu se ende nuk e ka të qartë se ku mund të jenë prodhuar këto armë, megjithëse kanë shenjën e armës Zastava, e cila prodhohet në Kragujevc të Serbisë, po shikohet edhe pista e prodhimit në Turqi.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi armësh për të cilat mendohet se në pjesë të madhe kanë hyrë nga Maqedonia. Një zyrtar i policisë në Prishtinë, tha sot se konfiskimi i 506 armëve të kalibrave të ndryshëm, është arritur pas një pune të gjatë 4–mujore.

Armët janë gjetur në 5 shtëpi, në fshatin Bardhosh, në afërsi të Prishtinës dhe brenda në Prishtinë. Rreth 100 armë janë gjetur gjatë bastisjes në këto pesë shtëpi, ndërsa në një makinë që është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar më pas nga policia, janë gjetur rreth 400 armë. Janë gjetur gjithashtu edhe 1981 fishekë. Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë i identifikuar nga policia është në arrati.

Komandanti i Shërbimit Policor të Kosovës, gjeneral Sheremet Ahmeti, u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë policinë e Kosovës. Policia thotë se ende nuk e ka të qartë se ku mund të jenë prodhuar këto armë, megjithëse kanë shenjën e armës Zastava, e cila prodhohet në Kragujevc të Serbisë, po shikohet edhe pista e prodhimit në Turqi. //rd//

XS
SM
MD
LG