Lidhje

Iraku pjesë me rëndësi e debatit për mbrojtjen në Kongresin amerikan


Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dje ligjin që truapt amerikane të kenë një periudhë minimale pushimi mes dy shërbimeve në Irak. Ndërsa diskutimi i sotëm për ligjin e shpenzimeve të mbrojtjes nga Dhoma e Përfaqësuesve do t’u japë Demokratëve dhe Republikanëve rastin e fundit që të shprehin pikëpamjet e kundërta rreth situatës në Irak, përpara pushimeve të gjata të verës. Shumica e demokratëve do t’i ruajnë shumicën e kritikave të tyre për në shtator, kur administrata e Presidenti Bush të paraqesë një raport të zgjeruar mbi Irakun.

Debati mbi ligjin për shpenzimet ushtarake për vitin 2008 do t’i mbledhë demokratët dhe republikanët për herë të fundit në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve, të debatojnë rreth Irakut gjithashtu dhe Afganistanit, përpara pushimeve të verës që fillojnë në muajin gusht.

Shuma që përafërsisht kap vlerën e 460 miliard dollarëve, nuk parashikon shifrën 147 miliard dollarë që Presidenti Bush ka kërkuar për të paguar për operacione ushtarake, ndërkohë që Senati ka akoma kohë pët të diskutuar rreth versionit të tij për një shumë më të madhe për mbrojtjen.

Ndërkohë që javën e kaluar, drejtuesi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve dukej i vendosur për të bërë në mënyrë simbolike një tjetër sulm të fortë kundër politikës së Presidentit përpara se të largoheshin me pushime, shumica e veprimtarive do të shtyhen për në shtator.

Dje, Dhoma e përfaqësuesve miratoi me 229 vota pro dhe 194 kundër, ligjin që përcakton pushimin minimal të forcave ushtarake midis dy shërbimeve në Irak dhe që Garda Kombëtare dhe ushtarakët rezervistë të mos dërgohen përsëri pa qëndruar në shtëpi të paktën tre herë më shumë se koha e shërbimit të mëparshëm.

Kongresmenia demokrate Ellen Tauscher ishte më kryesorja, duke thënë se ligji ishte i domosdoshëm për shkak të lodhjes së trupave:

“Ne jemi duke dërguar çdo ditë gjithnjë e më shumë djem dhe vajza në Irak dhe administrata e zotit Bush nuk mundet të kalkulojë koston e dërgimeve të përsëritura”.

Republikanët, si kongersmeni Duncan Hunter është i një mendimi të kundërt pasi këto masa do të pasojnë një sforcim të jashtëzakonshëm për komandantët ushtarakë:

“Ky ligj, i cili do të vështirësojë mundësitë tona për dërguar më shumë trupa mbi bazën se nuk është mbushur afati i qëndrimit në Shtetet e Bashkuara përpara se ato të shkojnë përsëri, do të ketë një efekt të dëmshëm të pabesueshëm në mundësitë tona për të parashikuar mirë veprimet e trupave tona në Irak”.

Megjithëse Presidenti Bush ka të drejtën të anashkalojë këto kërkesa, ai është shprehur se do t’i vinte veton një ligji të tillë, e cila ishtë njësoj me atë që u rrëzua më parë nga Senati.

Këtë javë, një tjetër ligj i demokratëve, duke përfshirë dhe atë që në formën origjinale do t’i kërkonte administratës së presidentit Bush t’i paraqiste Kongresit një strategji të detajuar të ridërgimit të trupave në Irak, krijoi probleme dhe kundërshtime midis demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ky ishte gjithashtu një plan i Kongresmenit demokrat, John Murtha, të paraqiste një shtesë në ligjin pët mbrojtjen ku bëhej thirrje për një tërheqje të forcave ushtarake amerikane nga Iraku, por u dhënë sqarime se si do të realizohej. //iç

XS
SM
MD
LG