Lidhje

Një kompani amerikane tërheq nga tregu lodrat e prodhuara në Kinë


Prodhuesi amerikan i lodrave për fëmijë Fisher-Price po tërheq nga tregu 1 presje 5 milion lodra të prodhuara në Kinë për shkak të shqetësimeve se boja e tyre përmban shumë plumb. Kjo masë është rasti më i fundit në një seri shqetësimesh për sigurinë e produkteve kineze përfshirë ushqime, ilaçe dhe produkte të tjera. Fisher-Price thotë se po tërheq nga tregu amerikan 967 mijë lojra plastike dhe 533 mijë të tjera në atë ndërkombëtar.

Masat synojnë të parandojnë rrezikun dhe përfshijnë rreth 80 tipe lodrash të shitura në Shtetet e Bashkuara që nga muaji maj. Ndër to ka personazhe të njohura për fëmijët si Big Bird, Elmo dhe Dora Eksploruesja. Masa ka shqetësuar disa prindër.

Kompania mëmë e Fisher-Price, Mattel thotë se po tërheq nga raftet e dyqaneve produktet e prekura dhe ka ndaluar furnizimet nëpër dyqane. Komisioni Amerikan për Sigurinë e Produkteve për Konsumatorët ka këshilluar blerësit të heqin nga përdorimi lodrat për të cilat kanë dyshime dhe të kontaktojnë kompaninë.

Mattel thotë se lodrat janë prodhuar nga një kompani e kontraktuar në Kinë. Plumbi është lëndë toksike dhe mund të shkaktojë çrregullime në gjak dhe tru tek fëmijët e vegjël.

Kina është eksportuesja më e madhe në botë e lodrave. Zyrtarët atje po i dalin në mbrojtje parametrave të sigurisë që zbatojnë dhe argumentojnë se siguria e tyre nuk është thjesh problem kinez. Por kjo nuk mjafton për t’i qetësuar prindërit.//kk//

XS
SM
MD
LG