Lidhje

Rusia: Irani t'u përgjigjet pyetjeve rreth aktiviteteve të tij bërthamore


Diplomatët thanë se Rusia ka paralajmëruar se nuk do të çojë karburant në reaktorin bërthamor që ka ndërtuar në Iran nëse Teherani nuk u përgjigjet pyetjeve rreth aktiviteteve të tij bërthamore.

Diplomatë të paidentifikuar thanë sot se Rusia e nxori paralajmërimin muajin e kaluar. Ndërtimi i reaktorit në Bushehr është tashmë prapa planit për shkak të mosmarrëveshjeve për pagesën.

Irani tha sot se shpreson se gadishmëria e tij për të lejuar inspektorët e OKB-së në objektin e saj më sensitiv bërthamor do të ndalë një seri të tretë sanksionesh të OKB-së.

Një ekip i Kombeve të Bashkuara mbërriti në Iran këtë javë për të hartuar planet për inspektimet në të ardhmen.

Në zhvillime të tjera, presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad mbrojti përsëri të drejtën e vendit të tij për të prodhuar energji bërthamore për qëllime paqësore. Gjatë vizitës së tij sot në Algjeri ai denoncoi vendet që përpiqen të izolojnë Iranin për shkak të programit të tij bërthamor. //rd//

XS
SM
MD
LG