Lidhje

Irak: Forcat e koalicionit vranë 30 terroristë në lagjen shiite Sadr


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë forcat e koalicionit vranë 30 terroristë në sulmet e kryera në lagjen shiite Sadr të Bagdatit.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhej se trupat ndaluan gjithashtu 12 të dyshuar në operacionet e sotme, që kishin si objektiv atë që ushtria e quajti një rrjet terrorist grupesh speciale, të njohur për futjen kontrabandë nga Irani të pajisjeve shpërthyese kundër mjeteve të blinduara. Ushtria tha se ky rrjet është gjithashtu i angazhuar në transferimin e militantëve nga Iraku për në Iran për t’u stërvitur.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Iranin për mbështetjen e ekstremistëve shiitë në Irak, akuzë që Teherani e mohon.

Në zhvillime të tjera, autoritetet irakiane vunë në zbatim ndalimin e makinave në Bagdat për 3 ditë për të parandaluar sulme të kryengritësve gjatë një ngjarrjeje të madhe fetare të shiitëve.

Po sot, ministria britanike e mbrojtjes njoftoi sot se një ushtar britanik u vra të martën në qytetin port të Basrës në Irakun jugor. //ze//

XS
SM
MD
LG