Qindra politikanë nga Pakistani dhe Afganistani si dhe udhëheqës fisnorë po takohen në ditën e dytë të bisedimeve në Kabul për të përmirësuar sigurinë e kufijëve dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Delegatët thanë se në sesionin e së premtes të konferencës katër ditore po diskutohet për çështje specifike që ndajnë të dy vendet. Secili vend fajëson tjetrin për rritjen e dhunës nga ektremistët islamikë përgjatë kufirit.
Por Ali Muhamed Jan Auk-zai, guvernatori i provincës së dhunshme në kufirin veri-perëndimor të Pakistanit tha se nuk prek shumë përparim me që në konferencë nuk janë ftuar talebanët.
Të enjten presidenti afgan Hamid Karzai tha se eliminimi i terrorizmit është çështje ditësh në se Pakistani dhe Afganistani punojnë së bashku.
Kryeministri i Pakistanit Shaukat Aziz tha se grupet afgane ende nuk janë ripajtuar dhe se Afganistani nuk mund të fajësojë të tjerët për problemet e tij. //ze//