Lidhje

Përfaqësuesit e treshes ndërkombëtare ndodhen në Kosovë për bisedime mbi statusin


Ndërmjetës nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia ndodhen në Kosovëpër bisedime me udhëheqësit e atjeshëm në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi për statusin politik të saj.

Trojka e diplomatëve u takua sot me komandantin e forcës ndërkombëtare në Kosovë, Roland Kather dhe me zyrtarë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Vizita e tyre përfshinte bisedime me kryeministrin Agim Çeku dhe presidentin Fatmir Sejdiu.

Nesër i dërguari i Shteteve të Bashkuara Frank Wisner dhe ai i Bashkimit Evropian Wolfgang Ishinger së bashku me përfaqësuesin rus Aleksandër Botsan Harçenko do të takohen me udhëheqësit e pakicës sërbe ne Kosovë.

Të tre diplomatët dje patën takime me udhëheqësit e Serbisë ku premtuan se do të marrin në konsideratë çdo alternativë që do të çonte në një zgjidhje kompromisi. //ii

XS
SM
MD
LG