Lidhje

Shifra alarmante të aksidenteve rrugore në Shqipëri


Në analizat e punës së policisë shpesh i mëshohet faktit se numri i krimeve ndaj personit është në rënie apo është reduktuar. Por në të vërtetë shqiptarët që humbin jetën nga armët janë shumë më të pakët në numër nga ata që mbesin të vrarë në rrugët e vendit.

Viti 2007 duket se ka shënuar rekord duke regjistruar deri në fund të muajit të kaluar një mesatare prej 3 aksidentesh në ditë me të paktën 4 persona të përfhirë nga të cilët njëri humbet jetën. Janë 610 aksidente të ndodhura në 7 muajt e parë të vitit me 204 të vrarë. Mbi 640 persona të tjera kanë mbetur të plagosur. Shifrat rekord i përkasin muajit korrik. Ato u bënë publike gjatë një takimi të thirrur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë me drejtuesit e qarkullimit rrugor.

Gjatë korrikut janë regjistruar 118 aksidente, me 42 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur duke e kthyer kështu stinën e pushimeve më shumë në një stinë nekrologjie. Kjo edhe për shkak se në këtë periudhë trafiku në Shqipëri kthehet gati në një mision të pamundur duke qenë se ka një rritje të ndjeshme të mjeteve në qarkullim, turistëve dhe emigrantëve të shumtë që vijnë për pushime. Deri më tani në vend kanë hyrë 250 mijë mjete dhe 900 mijë persona.

Akset më problematike janë ato Kapshticë-Elbasan, ku është dhe lëvizja më e madhe e mjeteve që shkojnë e vijnë nga Greqia. Por viktima të shumta shënohen shpesh dhe në akin Peqin-Rrogozhinë-Vlorë si dhe atë që lidh Durrësin me Fushë Krujën në drejtim të Lezhës dhe Shkodrës. Shkaqet kryesore janë të lidhura kryesisht me vetë drejtuesit e mjeteve, me mos respektimin e rregullave të qarkullimit dhe kryesisht prej shpejtësisë së madhe. Kësaj i shtohet dhe një nivel i ulët i formimit në drejtimin e automjeteve. Për këtë arsye pak muaj më parë ministria e Transporteve urdhëroi të ulë numrin e lejuar të gabimeve gjatë testit për pajisjen me patente. Por jo më pak fajtorë janë në mjaft raste edhe vetë këmbësorët por edhe të vetë këmbësorëve. Jo me më pak ndikim është edhe gjendja problematike e rrugëve dhe mungesa e sinjalistikës. Drejtori i policisë Ahmet Premçi kërkoi sot marjen e masave shtesë për të evituar aksidentet si dhe një pasqyrë të detjauar të gjendjes së rrugëve dhe sinjalistikë në vend. 11 drejtues të qarkullimit rrugor u parlajmëruan me pushim nga puna.

XS
SM
MD
LG