Lidhje

Michelle Pfeiffer shkëlqen përsëri në Hollivud


Rikthimi i saj pas një pauze pesë vjeçare është një sukses tejet i mirëpritur, kështu shprehet kritika për Michelle Pfeiffer pas debutimeve në filmat “Hairsray” përkrah John Travoltës dhe “Stardust” me Robert De Niron. Ndërkohë që dhenia e një ylli në bulevardine famës në Hollywood i ka siguruar asajë një vend në historinë e kinematografisë amerikane.

Suksesi me dy filmat ka provuar se aktorja është ende befasuese para kameras dhe mjaft popullore tek shikuesit, duke e vënë atë në një pozitë më të fuqishme se ndonjëherë. Ndërkohë që u largua nga skena, Pfeiffer e kaloi kohën me fëmijët e saj Claudia Rose dhe John Henry si dhe duke pikturuar. 49 vjeçarja Pfeiffer është konsideruar prej kohësh si një nga gratë më të bukura në Hollivud.

E lindur me 29 prill 1958, Pfeiffer mori rolin e parë të madh në vitin 1982 me filmin “Grease 2”...por aktrimi i saj në “Scarface” një vit më pas e vuri atë në piedestal. Në vitin 1988 ajo do të propozohej për çmimin Oscar në rolin e dytë me filmin “Dangeroues Liasons” dhe një vit më vonë me filmin “The Fabulous Baker Boys” ajo do të propozohej për çmimin Oscar në kategorinë e aktores më të mirë, çfarë do të përsëritej edhe në vitin 1992 me filmin “Love Field”. Dy filmat e saj të fundit provuan suksesin e aktores ndërkohë që nentori shenon edhe daljen e filmit tjetër me titull “I Could Never Be Your Woman”.

Javët që lam pas shënuan edhe daljen në kinema të disa prej filmave tejet të vlerësuar nga kritika. I tillë ishte edhe pjesa e tretë e filmit Rush Hour që ribashkoi aktorët Chris Tucker dhe Jackie Chan...duke shënuar kështu ndoshta filmin e fundit me buxhet të lartë të sezonit të verës që korri fitime kolosale prej afro 50, 2 milion dollarësh në fundjavën e parë të daljes në kinema. Të gjitha përllogaritjet bazohen në fitimet në kinema nga e premtja deri të dielën.

I prodhuar nga New Line Cinema “Rush Hour 3” zuri vendin e parë në shitje fundjavën që lam pas duke e spostuar në vend të dytë Ultimatumin e Jason Bourne i cili korri fitime prej 33, 7 milion dollarësh. “Rush Hour 3” nuk pati suksesin e pjesës së dytë i cili grumbulloi 67 milion dollarë fundjavën e parë në kinema në vitin 2001.

Në javën e dytë në kinema “The Bourne Ultimatum” e kapërceu shumën prej 100 milion dollarëve. “The Simpson Movie” zuri vendin e tretë me 11,1 milion dollarë...duke kapur shumën e 152 milion dollarëve për tre javë. Sipas zyrtarëve të Hollivudit, ky sezon veror, i cili filloi në maj dhe përfundon në fund të gushtit, ka qene tejet i suksesshëm.

Me shtimin e fitimeve 6, 6 përqind dhe shikueshmerinë në kinema me 1, 9 përqind ...të ardhurat nga dalja e filmave në kinema këtë vit e kanë kapërcyer 6 miliard dollarëshin.

XS
SM
MD
LG