Lidhje

Beogradi: NATO-ja të heqë dorë nga plani i Ahtisarit për Kosovën


Një këshilltar i kryeministrit serb Vojislav Koshtunica i kërkoi NATO-s që të heqë dorë nga plani i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Këshilltari i kryeministrit për median, Sërgjan Gjuriç u tha sot gazetarëve në Beograd se përsa kohë që aleanca mbështet propozimin e të dërguarit të OKB-së, Marti Ahtisaari, atëhere është e qartë se Kombet e Bashkuara kanë në plan të krijojnë në Kosovë shtetin e tyre të parë të NATO-s.

Gjuriç tha se Serbia nuk ka marrë ende garanci nga NATO-ja se ky plan do të respektojë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Serbisë.

Një zëdhënës i NATO-s në Bruksel i mohoi akuzat e disa politikanëve serbë se aleanca ka ndër mend të krijojë një shtet kukull në Ballkan. //ii

XS
SM
MD
LG